Një grua është arrestuar në Pejë, meqë kishte lënë dy fëmijët e saj, njëri 2 vjeç e tjetri 3 vjeç, në banesën e saj pa asnjë përkujdesje.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, e njëjta është dërguar në mbajtje.
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE – Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 05.01.2023-08:30 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte lenë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç e tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e sajë pa asnjë përkujdesje. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Express