Shteti jugor Indian i Tamil Nadu ka ndërtuar mure duke vendosur një kufi me shtetin fqinj, Andhra Pradesh, mes frikës për përhapjen e Covid-19.
Muret me lartësi 1.5 metra, u ngritën në dy pikat hyrëse dhe dalëse përgjatë kufirit të dielën e 27 prillit për të parandaluar qarkullimin e makinave dhe të njerëzve, shkruan BBC.
Një zyrtar vendas tha se masa kishte për qëllim edhe të kontrollonte hyrjen e punëtorëve migrantë që ndonjëherë hyjnë në shtet pa një leje të rregullt.
Megjithatë disa autoritete kanë thënë për mediat lokale se kjo është një masë e përkohshme.
Deri më tani në Indi janë shënuar 939 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 29,451 të infektuar.