Chelsea pritet të largojë lojtarin vetëm 6 muaj pasi nënshkroi kontratën.
Bëhet fjalë për portugezin, Renato Veiga, i cili nuk po arrin të gjejë minutat e duhur në formacionin e Enzo Marescas.
Për Veigan, destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Gjermania, më saktësisht te skuadra e Borussia Dortmundit.
Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Dortmundi dëshironte të merrte lojtarin në formë huazimi, mirëpo Chelsea dëshiron ta shesë atë përfundimisht me “blutë” e Londrës që dëshirojnë rreth 30 milionë euro për të.
Për portugezin, nuk do të jetë hera e parë që do të luajë në Bundesliga pasi më parë kishte qenë pjesë e Augsburgut.