Ishulli ka 16 banorë dhe ata përmbyten rregullisht, por megjithatë, nuk kanë ndërmend të ikin nga aty.
Ishulli gjerman quhet Oland, the banorët thonë se nuk kanë frikë të jetojnë aty, edhe pse në dimër përmbyten një herë në javë.
Një pjesë e mirë e tokave janë vetëm një metër mbi nivelin e detit, dhe ato përmbyten rregullisht, pasi banorët nuk kanë diga.
Ishulli ndodhet midis Gjermanisë dhe Danimarkës, dhe 16 banorët kanë edhe një kryetar bashkie, i cili ka si shqetësim kryesor mbijetesën e ishullit.
Në vitet 1900, ishujt ishin të mbrojtur me mure guri që ndihmonin të mos përmbyteshin,dhe ato kanë krijuar një themel të fortë tashmë.
Njëra nga banoret, e cila vjen nga qyteti, thotë se qetësia që gjeti këtu ishte e pakrahasueshme.
Transporti brenda ishullit kryhet nëpërmjet një hekurudhe e cila ka një lokomotivë të vetme, e cila shërben edhe si vagon.
Nuk është një vend ku rriten fëmijë e ku njerëzit vijnë për të ngritur familje. Dikur ka pasur rreth 52 banorë, por të 16-tët që janë aty nuk kanë ndërmend të largohen. /Klina info/