Ish-Ministri i Drejtësisë dhe ish-zyrtari i AAK-së, Januz Salihaj sot iu ka bashku Partisë Demokratike të Kosovës, këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj partie, Kadri Veseli.
Veseli përmes një postimin të tij, ka thënë se Salihaj gjithmonë ka kundërshtuar përpjekje politike për ti sitetmuar njerëzit mbi bazën e nepotizmit.
“Rrugët me PDK-në i bashkoi edhe ish-ministri Januz Salihaj, ekspert i arsimit në vendin tonë.Si familje e madhe politike dimë t’i çmojmë njerëzit e guximshëm e parimorë dhe ta vlerësojmë mendimin ndryshe. Januzi i kishte kundërshtuar gjithmonë përpjekjet politike për të sistemuar njerëz mbi bazën e nepotizmit në Komunën e Prishtinës. Jemi të lumtur që ai tani do ta japë kontributin e tij si pjesë e PDK-së në luftën tonë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit” ka shkruar Veseli
Vlenë të theksohet se Januz Salihaj në prill të këtij viti u largua nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.