Gazeta Sinjali raportoi sot për ndalimin e një pjesëtari të Policisë, i cili ka rënë mbrëmë në prangat e Inspektoratit Policor të Kosovës, nën dyshimet për dy vepra penale.
Burimet brenda Prokurroisë kanë bërë me dije ekskluzivisht për Gazetën Sinjali se polici i arrestuar është Enis Sefa
Sefa dyshohet se është arrestuar nën dyshimet për ngacmim dhe dhunim të një vajze të mitur.
Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të këtij rasti të trishtë, për të cilin akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e tjera.
Ndaj zyrtarit policor të dyshuar pritet të merren veprimet e nevojshme hetimore, brenda afatit ligjor.