Ky është vendimi i KF Dukagjinit pasi që Xhengis Rexhepi ofroi dorëheqje

Xhengis Rexhepi ka ofruar dorëheqje pas humbjes që skuadra e tij Dukagjini e regjistroi në shtëpi përbëll FC Ferizajt (0-1), shkruan Gazetasheshi.com.

Me të përfunduar ndeshja Rexhepi ka ofruar dorëheqje nga shefi i shtabit teknik megjithatë drejtori i klubit Fabian Veseli nuk e ka pranuar.

“Ai e ka mbështetjen time të plot. Diskutuam me Djengisin ai ishte i gatshëm të japë dorëheqje por unë nuk pranova. E patë edhe vetë ndeshjen që sot luajtëm mirë por vetëm goli na mungoi. Këto gjëra ndodhin në futboll” , deklaroi Veseli në një prononcim për Indeksonline.

Dukagjini në dy ndeshjet e ardhshme luan me Feronikelin në Klinë, më pas me Prishtinën në kryeqytet.