Ky është vëllai i kryetarit të Rahovecit, që vdiq sot nga Coronavirusi

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë vëllai i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi, i infektuar me koronavirus.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur zyrtarë të AAK-së.

Adem Latifi kishte ishte infektuar me koronavirus ditë më parë, shkruan Reporteri.

Zyrtarë të AAK-së kanë shpërndarë fotografinë e tij në rrjetet sociale duke ngushëlluar kryetarin e Rahovecit për këtë humbje të madhe.

Ndryshe në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 10 të vdekur dhe 224 raste të reja me koronavirus. /Reporteri.net