Ky është ushtari i KFOR-it që vdiq në aksidentin në afërsi të Pejës

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto me anë të një postimi në “X” ka publikuar emrin e ushtarit që vdiq në një aksident trafiku në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Leshan.

Me dhimbje të thellë, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, shprehim ngushëllimet dhe i ofrojmë mbështetje të pakufishme gruas, vajzës dhe familjes së Claudio Cadeddu, ushtar i Ushtrisë të Italisë, i cili ishte viktimë e një aksidenti tragjik rrugor gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Ministri italian i Mbrojtjes.

https://x.com/GuidoCrosetto/status/1716885964835205487?s=20

Kujtojmë se aksidenti i djeshëm ndodhi në rrugën rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.