FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Palmeiras për transferin e lojtarit Matheus Fernandes Siqueira, i cili do të bashkohet klubit katalunas më 1 korrik 2020
Shuma e transferit do të jetë shtatë milionë plus tre milionë të tjera në bazë të paraqitjeve. Lojtari ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25 dhe klauzola e tij do të jetë 300 milionë euro.
Matheus Fernandes Siquiera ka lindur më 30 qershor në Itaborai në Brazil. Mesfushori karrierën e tij e filloi në skuadrën e të rinjve të Botafogos me të cilën bëri debutim më 2016.
Për dy vite ai bëri 76 paraqitje, duke shënuar dy herë dhe duke bërë katër asiste, kurse në të njëjtën kohë ai e fitoj kampionin e Cariocas me Botafogon. Më 2019 ai kaloi në Palmeiras ku ai luajti 11 ndeshje duke shënuar një herë.
Matheus Fernandes ka bërë dy paraqitje për Brazil U17 dhe dy të tjera me skuadrën U20.
Matheus Fernandes shquhet për aftësitë e tij në mesfushë. Pozita e tij natyrale është mesfushorë defansivë. /KlinaInfo