Gazeta Sinjali ka siguruar foton e togerit, Flamur Frrokaj i cili u suspendua për shkak të arratisjes së një personi nga Stacioni i Policisë në Gjakovë.
Frrokaj dyshohet se ka qenë personi përgjegjës për mbajtjen në kontroll të të dyshuarit i cili ishte arrestuar paraprakisht nga policia.
Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për këtë rast i cili ka ndodhur mbrëmë ku një i dyshuar kishte arritur tu ikte zyrtarëve policorë nga stacioni duke u arratisur në drejtim të panjohur.
Ende nuk dihet sesi ka ndodhur arratisja dhe shkaqet të cilat kanë bërë që personi që fillimisht ishte vënë nën kontrollin e policisë tu ikë nga duart.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur raste të tilla të papërgjegjshme ndodhin në stacionin Policor në Gjakovë. Kohë më parë komandanti i këtij stacioni dhe pesë zyrtarë policor ishin përfshirë në një skandal policor me çrast kishin përdorur dhunë dhe torturë ndaj një personi me duar të lidhura brenda stacionit policor.Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/