Një incident që ka ndodhur të dielën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, ku një 22-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se kërcënoi dhe sulmoi një zyrtar policor. Rastit fillimisht i parapriu një aksident që i dyshuari kishte shkaktuar, për çka edhe përfundoi në Polici.
I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe Sinjali ka mësuar identitetin e tij,
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë Hakija Kasumovic, i cili u fut në sherr me Policinë, mëngjesin e djeshëm, pasi shkaktoi vetaksident teksa ishte nën ndikimin e alkoolit.
Pas intervenimit të Policisë, shoferi i dyshuar u shoqërua në stacion, por aty zyrtarët policorë hasën në rezistencë, pasi fillimisht i dyshuari nuk i lejoi t’i bëhet alkotesti.
Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe e ka kërcënuar e sulmuar një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime, për çka i detyroi ata për ta vënë situatën nën kontroll.
Të njëjtat burime thonë se pas disa tentativave, të dyshuarit i është bërë testi që rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
I njëjti është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.