Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë vonë në Komoran. Një veturë e tipit BMW është përplasur me një kamion në lëvizje. Shoferi i veturës ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar në QKUK.
shoferi i BMW-së është Sokol Gashi nga Klina.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, gjendja shëndetësore e 33 vjeçarit është e rëndë dhe pacienti është i intubuar me lëndime në gjoks e kokë.
“Rreth orës 21:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësitet policore nga vendi i ngjarjes njoftojnë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vend-ngjarje” thuhet në njoftimin e policisë.