Our World in Data e rendit Shqipërinë në 5 vendet ku përdoret më shumë drogë. Vdekshmëria për shkak të lëndëve narkotike është më e lartë për moshat 15 deri në 49 vjeç, teksa për shkak të duhanit mbi 70 vjeç.
Shqipëria renditet e treta në botë për përdorimin e kokainës, sipas raportit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. Vendin e parë në listë e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 2.7 % të popullsisë të llogaritur si përdorues, në vend të dytë qëndron Mbretëria e Bashkuar me 2.6 % dhe Shqipëria me 2.5 %.
Sipas portalit Our World in Data përdorimi i drogës është përgjegjës në mënyrë direkte dhe indirekte për vdekjen e 11.8 milion njerëzve çdo vit në mbarë botën.
Vdekjet më të larta në 2017 kanë ardhur nga përdorimi i klasës së drogave të quajtur Opioids ku përshihet edhe heroina.
Shkalla e vdekjeve nga mbidoza e alkoolit apo drogave të tjera në Shqipëri në vitin 2017 është 1.2 persona për çdo 100 mijë vetë, nga 0.4 për 100 mijë veta në 1990. Varësinë më të lartë ndaj alkoolit dhe drogave të tjera e kanë moshat nga 15 deri në 49 vjeç.
Ndërkohë vdekjet në 2017 për shkak të duhanit në Shqipëri konstatohen më të larta tek mosha mbi 70 vjeç.
Ankthi është sëmundja mendore më e përhapur në vendin tonë për 2017 me 3.39% të popullsisë.