Krimineli famëkeq serb, Miodrag Shalaja, i cili ishte i dënuar për vrasjen e 14 shqiptarëve, është liruar nga burgu, e për më keq, ai është liruar 3 vite më herët sa ishte parashikuar në vendim. Shalaja, ishte pjesë e grupit paramilitar serb “Shkorpionët”, dhe më 28 mars të vitit 1999, vrau 14 persona të familjes Bogujevci dhe Duriqi nga Podujeva. 7 prej viktimave ishin civilë.
E ndër të mbijetuarit e kësaj masakre, është edhe deputetja e Lëviz
Përmes një shkrimi në facebook, familja Bugujevci e ka dhënë edhe reagimin e saj për rastin e lirimit të kriminelit.
Në reagimin e familjes Bogujevci, shprehet shqetësimi dhe indinjata e thellë për lirimin e parakohshëm nga burgu të kriminelit serb. E fakti që Shalaja mbajti vetëm 12 vjet burg ka qenë një lajm i rëndë për familjen Bogujevci.
“Ne si familje Bogujevci jemi të shqetësuar dhe shprehim indinjatë të thellë për lirimin e parakohshëm nga burgu të kriminelit Miodrag Salaja nga shteti i Serbisë. Ky kriminel për vrasjen e 14 anëtarëve të familjes tonë dhe Duriqi në masakrën e Podujevës ka mbajtur 12 vite burg, vetëm tetë muaj dënim për çdo viktimë të vrarë”, thuhet e Bogujevcit.
E lirimin e tij, familja Bogujevci e konsideron se “shteti i Serbisë shpërfaqë talljen e radhës me viktimat e luftës në Kosovë”.
Shalaja, përveç që kreu krime në Kosovë, ai kreu krime lufte edhe në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës, ku prej nga atje erdhi në vendin tonë për të vazhduar krimet mbi popullsinë civile.
Familja Bogujevci, shprehin brengën e tyre, pasi që jo vetëm që është krimineli i dytë nga grupi “Shkorpionët” që lirohet nga burgu, por edhe dënimet ndaj tyre ishin të vogla duke marrë parasysh krimet e kryera.
“Ne si familje ndjehemi të brengosur pasi që ky është anëtari i dytë me radhë i grupit të Shkorpionëve që lirohet pa përfunduar dënimin e plotë, i cili dënim edhe ashtu ishte i pamjaftueshëm duke marrë për bazë krimet e kryera” thuhet në reagim.
Por familja Bogujevci nuk do të dorëzohet. Ata kanë bërë të ditur se lufta e tyre për drejtësi do të vazhdojë, jo vetëm për ta por për të gjitha familjet e viktimave.
“Ne si familje do të vazhdojmë luftën tonë për drejtësi dhe njëkohësisht do të përkrahim familjet e viktimave në Kosovë deri sa të gjejmë drejtësi për të gjithë” thuhet në reagimin e familjes.
Në fund të reagimit, familja i ka bërë “thirrje institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare që të trajtojnë me seriozitet dhe ti përkrahin viktimat e luftës në Kosovë, duke kushtëzuar dhe kërkuar drejtësi, që krimet e kryera nga shteti i Serbisë të marrin dënimin e merituar dhe kriminelët të sjellen para drejtësisë edhe ashtu shumë të vonuar”.
Familja Bogujevci dhe Duriqi humbën 14 anëtarë të familjes më 28 mars të vitit 1999. Kriminelët e kësaj masakre i përkisnin grupit famëkeq “Shkorpionët”.