Një person është gjetur pa shenja jete, mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, më saktësisht në rrugën e Tranzitit në hyrje të Pejës. ” IndeksOnline” ka mësuar se personi i cili është gjendur pa shenja jetë, është 59 vjeçari Kujtim Berisha.
Ndryshe lajmin për “IndeksOnline”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se të mërkurën rreth orës 20:16 minuta, policia është informuar se në rrugën e Tranzitit në hyrje të Pejës, një person është gjetur pa shenja jete. Sipas tij rasti po hetohet dhe se njësitet kompetente policore janë në vend të ngjarjes .
“Të mërkurën rreth orës 20:16 minuta policia është njoftuar se në Rrugën e Tranzitit, para se me hy në Pejë, gjendet një person pa shenja jete. Autoambulanca e ka marrë personin në fjalë dhe e ka dërguar në spital, ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Policia po e heton rastin dhe se njësitë kompetente policore, janë në vend të ngjarjes”, ka thënë Gashi.