Ky është qytetari nga Klina që gënjeu se e ka axhë, duke e shpallur të vdekur kushëririn e tij

Në adresë të Klina.info ditën e djeshme ka ardhur një mesazh nga qyteti me emrin Arbër S. Desku, i cili kërkoi që të publikohet në faqen tonë një njoftim mortor, për vdekjen sipas tij të xhaxhait të tij që jeton në Gjermani, Smail Desku.

Klina.info duke qenë korrekt me lexuesit e ka publikuar. Mirëpo, më vonë është kontaktuar nga personi Smail Desku, i cili ka demantuar këtë publikim, duke thënë se ai është shëndosh e mirë dhe se ky njoftim ka shqetësuar miqtë dhe familjarët e tij.

Klina.info i kërkon falje zotëri Smail Deskut, derisa shpreh keqardhje për personat që nuk kanë turp, si Arbër Desku.<