Një polic është plagosur mbrëmë në Zllakuqan të Klinës në orët e vona të natës.
Rasti ka ndodhur gjersa tre persona të dyshuar kanë tentuar të vjedhin shtëpinë e priftit.
Burime të Klina info bëjnë të ditur se polici Januz Veselaj nga fshati Gllarevë ka mbetur i plagosur në këmbë gjatë ndërhyrjes në rast. Veselaj dyshohet se është goditur me plumb në kënbë nga një armë e tipit kallashnikov.
“Në shtëpinë e priftit kanë hy disa persona, policia ka has në rezistencë, një zyrtar policor është plagosur nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë”, Fadil Gashi.