Në një operacion të realizuar mbrëmë në Pejë, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar shtatë të dyshuar (një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë) të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Muaj më parë hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale të PK-së në Pejë) dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se polici i arrestuar është S.Arifaj, nga fshati Kaliqan i Istogut.
Burime e Indeksonline bëjnë të ditur se Arifaj është arrestuar në një lokal në rrugën “Hoxhë Tahsini” kur po luante bixhoz.
Gjatë kontrollit nga IPK janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast.