Një 19 vjeçar është përgjakur në kokë nga një zyrtar policor sot në Mitrovicë, tek Liqeni Akumulues.
Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur zyrtari i policisë që u suspendua në lidhje me këtë rast është Besnik Shala.
Këto burime gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë nisur edhe hetimet kundër policit, i cili dyshohet për përdorim joproporcional të forcës.
Supendimi i tij është bërë me rekomandim të Inspektoriat të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.