Një incident i rëndë është raportuar të mërkurën pasdite në rrugën “Mikel Marku” në Pejë, ku një zyrtar policor jashtë detyrës është sulmuar fizikisht nga pesë persona të dyshuar.
Sipas policisë, sulmi ndodhi ndërsa viktima ishte duke rregulluar automjetin e tij në shoqërinë e një personi tjetër. Gjatë ngjarjes, një nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, duke rrezikuar seriozisht jetën e zyrtarit policor.
“Indeksonline” mëson se zyrtari, i cili u gjuajt me armë zjarri në Pejë, është Osman Selmanaj. /Indeksonline./