Një person është vrarë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ndue Perlleshi”, rreth orës 17:00.
Personi i vrarë është biznesmeni A. K.
Sipas po këtyre burimeve, biznesmeni dyshohet se është vrarë nga babai i tij.
Vrasjen e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.
Edhe personi i cili dyshohet se është vrasësi, është arrestuar nga Policia.
“Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti”, ka theksuar Ahmeti