Ky është personi që u godit për vdekje në Kijevë, punonte sigurim i natës

Mbrëmë rreth orës 21:30 një person ka ndërruar jetë, pasi është goditur nga një makinë në fshatin Kijvë të Malishevës.

Klina.info mëson se viktima është 59 vjeçari Idriz Kryeziu.

I ndjeri mbante familjen, ndërsa punonte në një market në Kiev si sigurim i natës.

Ai la pas vetes 4 fëmijë.