Pasditja e sotme ishte e kobshme për qytetarët nga Klina pasi pati të shtëna me armë zjarri në një lokal ku mbeti i plagosur një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se viktima është Anton Prela.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës.
Gashi gjithashtu bëri të ditur se i dyshuari është arratisur dhe se policia është në kërkim të tij.
“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.
“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi