Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungur të Pejës.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Burimet e Indeksonline kanë pohuar se personi që humbi jetën është, Fitim Kolusha.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se shoferi i veturës ka ndërruar jetë.

Rugova, shtoi se vdekjen e të aksidentuarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes

Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.