Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë pasi një person dyshohet se është vrarë,
Siç mëson Gazeta Sinjali, personi që dyshohet se është vrarë është Valmir Selimi, i cili ishte edhe punëtor në picerinë “Proper Pica”.
Burimet e Sinjalit tregojnë se viktima është nga fshati Kçiq të Mitrovicës.
Po ashtu, në këtë incident kanë mbetur edhe dy persona të plagosur, gjersa ende nuk dihet gjendja e tyre.