Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë bërë të ditur se i arrestuari është 25 vjeçari Flori Beqiraj.
Nikçi më herët e publikoi videon që shfaq momentin kur ajo sulmohet seksualisht, derisa shtoi se është në gjendje të rëndë emocionale dhe s’mund të flasë më shumë.
“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”.
“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupull”, ka shkruar ajo në Facebook.
Flori Beqiraj është arrestuar dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh si i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”.