Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.
Kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë shqotë apo shi të ngrirë, kryesisht në sasi të pakta.
Po ashtu, në orët e mëngjesit do të ketë edhe mjegull nëpër lugina dhe ultësira, njofton Meteo Kosovës.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-22 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.
Gjatë pasdites pritet ulje e temperaturave me ardhjen e sistemit.