Mbrëmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga jashtë dhe kështu pasditen e sotme pritet që Komisioni Zgjedhor të bëjë edhe publikimin e rezultateve finale për subjektet politike dhe kandidatët përkatës.
Por pas kësaj shtrohet pyetja se kush do të arrijë të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturës dhe sa ulëse do t’i takojnë partive të cilat arritën të marrin përqindje nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela ka publikuar një infografike për numrin e votave dhe ulëseve të fituara në Kuvend nga partitë politike që nga viti 2001 e deri tek zgjedhjet e fundit parlamentare.
Vela paraqiti të dhënat për subjektet politike si: Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate.
Të gjitha subjektet politike kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në qoftë se janë të pakënaqura me procesin zgjedhor, por edhe rezultatet.
Nga zgjedhjet e 14 shkurtit partia fituese doli të jetë, Lëvizja Vetëvendosje ku përqindja e saj u rrit dje edhe më tepër me numërimin e votave të diasporës.
Pas VV-së u radhit Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila edhe u komentua shumë për humbjen drastike që pati në këto zgjedhje duke arritur të marrë vetëm 13% të besimit të qytetarëve.
AAK mbeti thuajse me një përqindje të njëjtë, ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk e kaloi dot as pragun zgjedhor.
Zgjedhjet e 14 shkurtit erdhën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se vota e dhënë dikur nga ish-deputeti Etem Arifi për Qeverinë Hoti, ishte e pavlefshme.
Kësisoj U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e subjekteve politike ku edhe u dakorduan që 14 shkurti të jetë dita e zgjedhjeve.