Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani ushtria ruse ka humbur rreth 29 mijë e 750 trupa.
Gjithashtu, është bërë e ditur se rusët kanë humbur 1322 tanke, 3246 mjete të blinduara, 623 sisteme artilerie, 201 MLRS, 93 sisteme luftarake kundërajrore, 206 avionë, 170 helikopterë, 2226 automjete ushtarake dhe depozita karburanti.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm është njoftuar se Rusia ka humbur edhe 13 varka ushtarake, 503 UAV taktike, 48 pajisje speciale ushtarake dhe 115 raketa lundrimi.
Kujtojmë se sot janë bërë 93 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas.