Shaban Berisha, babai i ish-deputetit Veton Berisha bashkë me Ismet Gogajn janë arrestuar nën dyshimin për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë më 8 dhe 9 dhjetor.
23-vjeçarja nga Shqipëria me probleme të shëndetit mendor, u dhunua seksualisht nga dy të lartëpërmendurit.
Pasi ishte gjetur, 23-vjeçarja ishte dërguar në Emergjencë për kontroll mjekësor, nën dyshimin se ajo ishte dhunuar. E reja nga Shqipëria ishte dërguar më pas për ekzaminim edhe në IML, Institutin mjeko-ligjor.
Arrestimin e tyre, për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se dy personat janë ndaluar, si dhe është gjetur dhe sekuestruar një veturë që dyshohet se është përdorur në rast.