Indeksonline ka siguruar foton e grabitësit të plagosur sot në “Albi Mall” në Prishtinë.
Burimet e Indeksonlinet bëjnë të ditur se i plagosuri është 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq.
I njëjti ka kërkuar ndihmë në Graçanicë pasi është plagosur nga shkëmbimi i plumbave që ka pasur me anëtarët e kompanisë së sigurimeve.
Nga kjo grabitje ka mbetur i plagosur edhe një anëtar i sigurimit nga kompania private që përkujdesej për transportimin e parave./Indeksonline/