Ky është mërgimtarit që vdiq në aksidentin tragjik në Podujevë

Mediat lokale kanë zbuluar identitetin e çiftit nga komuna e Malishevës që mbetën të vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi sot në Podujevë.

36 vjeçari që ka ndërruar jetë është Shemsedin Asllan Sopaj dhe bashkëshortja e tij.

Search for:
Kosovë

Shqipëri/Rajon

Botë

Ky është mërgimtarit që vdiq në aksidentin tragjik në Podujevë
11:25 – Sot

Shpërndaje në
Mediat lokale kanë zbuluar identitetin e çiftit nga komuna e Malishevës që mbetën të vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi sot në Podujevë.

36 vjeçari që ka ndërruar jetë është Shemsedin Asllan Sopaj dhe bashkëshortja e tij.

Çifti është nga komuna e Malishevës përkatësisht nga fshati Jançisht, të njëjtit ishin nisur për pushime në Kosovë nga Sllovenia.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.

Fëmijët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, derisa trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave :Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.