E diela ka qenë dita e fundit e jetës për kosovarin me banim në Itali, Gzonit Kelmendi. 33 vjeçari kishte dalur në një lokal pas mesnate në Firenze ku papritmar është përfshirë në një konflikt me një tunizian.
Fillimisht raportohet se sherri mes të dyve ështe evituar nga punëtorët e lokalit. Por, tuniziani ka shkuar në banesë ku e ka marrë një thikë për të vazhduar sherrin me kosovarin, shkruan Indeksonline.
Ai e ka pritur në rrugë 33 vjeçarin nga Kosova duke e sulmuar me thikë.
Raportohet se Kelmendi është goditur me thikë në fyt dhe trup duke qenë e pamundur t’i mbijetojë plagëve.
Policia italiane e ka arrestuar tunizianin 39 vjeçar, i cili më pas e ka pranuar krimin e bërë.
Gzonit Kelmendi ishte me prejardhje nga Peja.
Familja e tij po kërkon nga organet kompetente kosovare e italiane që të mirret me këtë rast./Indeksonline/