Ky është Andrit Gjeli, i riu 19-vjeçar që humbi jetën në aksidentin e sontëm në Çikatovë të Drenasit
viktima është një djalë i ri nga fshati Likoshan.
Një person ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës pas një aksidenti mes dy veturave në Drenas, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, viktima kishte humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë shoferi tjetër është dërguar për tretman mjekësor.
Policia po e heton rastin për të parë shkaqet e aksidentit.