Ky është i riu Drin Bytyqi nga Kravasaria e Malishevës që u gjet i vdekur në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, ku një 20-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij, vdekja e të cilit është cilësuar si e dyshimtë. Ky rast ka tronditur familjen Bytyqi, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Drinit.

Njoftimi nga Famikjarët:

I gjithë fshati ynë është në dhimbje sot, për ty Drin.

Me dhimbje dhe pikëllimë morem lajmin se, ka ndrru jetë në moshën 19 vjeçarë Drin Bujar Bytyçi Kërvasari.

Një vdekje si Ty Drin na godite me dhimbje shumë të madhe duke lutur Zotin të takohemi në xhenet.

Varrimi bëhet Sot me dt. 06. 11. 2022 ora 15: 0
Zemra pikëllohet, syri loton, por nuk themi asgjë me të cilën e hidhërojmë Allahun.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai kemi për tu kthyer”
إنا لله وإنا إليه راجعون

Allahi e mëshiroftë.
Ngushëllime Familjes Bytyqi!😥😥