KY ËSHTË I FTUARI I RADHËS NGA GJYKATA SPECIALE

Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim anëtarin e kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kryetarin e degës së Kaçanikut Hajrush Kurtaj.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook.

“I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është anëtari i kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kryetar i degës së Kaçanikut Hajrush Kurtaj!”, ka shkruar Gucati.