Mbrëmë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një veturë.
Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.
Mësohet se viktima është Ermal Vitija, 28-vjeçar, nga fshati Hajvali i Prishtinës.
Vitija dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij, i cili është zyrtar policor, për të kryer aktin e rëndë.