Për çiftin në moshë të shtyer nga Rahoveci, të cilët sot e kanë humbur jetën pas një aksidenti me rrymën kanë reaguar edhe familjarët e të ndjerëve
Ata kanë treguar se çifti i vdekur janë Haki Zeka, 85 vjeçar dhe Zymryte Zeka e moshës 68 vjeçare.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të njohurit që sot, pas një aksidenti me rrymë, mbetën të vdekur familjarët tanë: Haki Zeka (85 vjeçar) dhe Zymryte Zeka (68vjeçare).
Për kohën e varrimit do ju njoftojmë me kohë!”, theksohet në njoftim.