Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në një shtëpi në rrugën ‘Gjirokastra’ në Klinë, ku një burrë u gjet pa shenja jete.
Viktima është Naim Sada, 43-vjeçar.
Sada u gjet i vdekur në kuzhinën e shtëpisë së tij, pasi i njëjti dyshohet se vuante nga një problem shëndetësor në zemër.
Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës që doli në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.