Ky është autori i krimit që ndodhi mbrëmë në Hamburg, shkruante libra fetar për Zotin e Jezu Krishtin

Në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, shtatë persona u qëlluan për vdekje mbrëmjen e së enjtes dhe disa të tjerë u plagosën rëndë. Vdiq edhe vrasësi.

Tashmë dihen detajet e autorit. Autori është vetvrarë në momentin e arritjes së Policisë në vendin e ngjarjes së krimit. Autori mësohet se është 35-vjeçari PF.

Ai nuk njihej nga autoritetet si ekstremist. Arma e vrasjes mësohet se ka qenë një pistoletë.

PF ka qenë anëtar i komunitetit të devotshëm fetar.
PF u rrit në Kempten në Allgäu dhe më vonë studioi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Kempten dhe në Universitetin e Mynihut. Ka pasur edhe dy semestra jashtë vendit në Kinë dhe Angli.

PF e përshkruan fëmijërinë e tij si rreptësisht ungjillore. Në faqen e tij të internetit ai e përshkruan veten si “multikulturor” dhe “një europian të vetë-rrëfyer”.

Pas trajnimit, ai punoi si menaxher projekti dhe kontrollues biznesi në kompani të ndryshme në Hamburg. Për dhjetë muajt e fundit ai ka punuar si i pavarur dhe ka themeluar kompaninë e tij që mban emrin e tij.

PF ishte gjithashtu aktiv si autor libri, shkruan Indeksonline.

Libri synon të ofrojë një “pamje krejtësisht të re” të Zotit, Jezu Krishtit dhe Satanit, sipas tij.

Ai synonte që libri i tij të bëhej një vepër e re standarde krahas Biblës dhe Kuranit dhe të jetë ende e vlefshme pas 100 vjetësh.

“Puna synon të hedhë dritë mbi zhvillimin njerëzor dhe të shpjegojë misterin e mbretërisë mijëvjeçare të Jezusit: Ajo thjesht synon të “shpjegojë të pamundurën”, shpjegon PF në faqen e tij të internetit.

PF nuk e përshkruan Zotin, Jezu Krishtin dhe Satanin si qenie abstrakte, por si qenie me ndjenja si njerëzit. Prandaj, si njerëzit, edhe ata duhet të veprojnë në mënyrë impulsive dhe të udhëhiqen nga emocionet.