Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Videjë të Klinës, ku janë përfshirë një tren dhe një veturë,
Burimet nga Emergjenca bëjnë të ditur se viktima është Armend Bilalli, 35-vjeçar.
Për aksidentin tragjik ka njoftuar Policia e Kosovës ku thuhet se 35-vjeçari nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.
“Më datë 6 korrik 2023 rreth orës 12:45, Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës
Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.