Një këmbësor ka humbur jetën sot në Prishtinë, pasi që është goditur nga vetura, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.
Këmbësori që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit është Shkumbin Hebibaj, 26 vjeçar, nga fshati Baballoq i Deçanit.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka bërë të ditur se e dyshuara eshte dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.
“Ju njoftojme lidhur me aksidentin i cili ndodhi sot ne rrugen “Agim Ramadani”, se Prokurori i Shtetit ka leshuar aktvendim mbi ndalimin e te dyshuares, per vepren penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet). E dyshuara eshte derguar ne mbajtje ne kohezgjatje prej 48 oresh”, tha Ulaj.
Ndërsa Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë rajone në Prishtinë, ka thënë për “Indeksonline”, se policia aktualisht ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, që kanë quar deri tek aksidenti.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ahmeti.
https://www.youtube.com/@klinainfo