Një 22-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Panorc
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 12:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Panorc – . Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.
“Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, tha Elezaj.
Mediat lokale nga Gjakova thonë se bëhet fjalë për 22 vjeçarin Dhurim Bajramin.