Sot rreth orës 15:00 një motoçiklist ka humbur jetën pasi ka goditur një shtyllë betoni në Qyshk të Pejës.
Burime të sigurta për IndeksOnline treguan se viktima është F.Jahaj, 17 vjecar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka godit një shtyllë elektrike të betonit”.