KVF ”Dukagjinit”, përfundoj sezonin duke u renditur e dyta ne ligen e parë,

Njoftim i KVF Dukagjinit

KVF “DUKAGJINI” ME ZHURMË POR EDHE ME DINJITET

Të dashur simpatizant te KVF ”Dukagjinit”, klubi ynë përfundoj sezonin duke u renditur e dyta ne ligen e parë, ne grupin perëndim, me një punë të jashtëzakonshme dhe me përgatitje serioze nga muaji shtator. Gjatë kësaj kohe je jemi përballur me shumë sfida si çdo klub tjetër por nuk jemi ndalur për asnjë çast.

Ky rezultat ndoshta nuk është i kënaqshëm për ne duke pas parasysh ato qe ne kemi pretenduar.

Në ketë vit jo vetëm qytetarët e Klinës, por të gjitha ato klube qe kanë garuar në ligen e parë dhe ato në superlig, si dhe profesionistet, e kanë pas të qartë se kush është kampioni, ne nuk jemi mundur ne fushë por me kurdisjen e tri lojërave nga ekipi kundërshtar.

Befasia e këtij sezoni është që Dukagjini nuk është aty ku do e kishte vendin, jo nga mos angazhimi e puna e vajzave tona, por nga ata që me çdo kusht e duan fitoren duke mos llogaritur demet qe i shkaktojnë volejbollit.

Ne si udhëheqësi e KVF ”Dukagjinit”, jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e vajzave tona gjë që tregon pikët ne sete sepse çdo ekip e kemi lënë shume pas me pikë për pesë lojë radhazi deri sa nuk filluan pazaret nën tavolinë.

KVF “Dukagjini”, së pari është klub që ofron shumë dashuri dhe është nder dhe krenari për gjitha vajzat që përfaqësojnë atë.

Ky klub, arriti te dhuroj dije nga 2001 deri më sot, shumë e shumë vajzave të qytetit tonë e disa prej tyre ne vend që të jenë falënderues për atë kohë sot na shikojnë me urrejtje platonike dhe nuk lanë gur pa lëvizur për të marrë lojën.

Për të qenë klub i mirë duhet të kesh së pari ndjenja njerëzore, qe një lojtare ta trajtosh me dinjitet ti ofrosh kushte, të rrish afër për çdo gjë që ato kanë nevojë, por edhe ti paguash ashtu siç e meriton një lojtare.

Ata që nuk dinë si trajtohet një lojtare mbjellin urrejtje tek vajzat çdo ditë dhe i mbajnë ne klub me këtë ide se si ta mundin Dukagjinin, sepse nuk kanë çka t’i ofrojnë më shumë pos urrejtjes ndaj nesh sepse tjerat i duan për vete.

Po të mos ishte KVF “Dukagjini”, sot nuk do t ë ekzistonte asnjë klub tjetër në qytetin tonë, e nuk do të ishin as ato lojtare qe ne i afirmuam dhe i bëmë te njohur ne volejboll, por as ata qe thirren gjeja “profesionist”.

Faleminderit shumë nga zemra te gjitha vajzave për angazhimin nga viti 2016, deri me tani që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për KVF “Dukagjinin”, ato që tani janë pjesë e jona por edhe ato që për arsye personale s’kanë pasur mundësi të jenë me ne.

Nëse një klub s’ka pretendime atëherë ai me mirë mos të ekzistoj, por një gjë ua themi bajrakun nuk e lëshojmë kurrë sepse bajraku i volejbollit në Klinë është Dukagjini pavarësisht fitoreve apo humbjeve.

Atyre qe “Dukagjini” ua humbi karrierën ngushëllime e mos mërziti sepse jeta është e tillë.

Ende nuk ka përfunduar asgjë sepse jemi në garë për të hyrë në Superligën B, ndërsa ne kampionatin 2021/2022 do të jemi ekipi potencial për tu renditur në Superligën A.

Urime festat e fundvitit e shihemi së shpejti!

NJË EMËR ËSHTË DHE DO TE JETOJ GJATË NË KËTË QYTET DHE AI ËSHTË “DUKAGJINI” ❤️