Sot më datë 30.12.2021 Kuvendi Rinor i Klinës mbajti aktivitetin e radhës.
Qēllimi dhe objektivi i këtij aktiviteti ishte “t’i bëjnë ca femijë të buzëqeshin”.
Ky është postimi i Kuvendit Rinor:
Me ç’rast për nder të festave të fundvitit, organizuam një aktivitet simbolik.
Aktiviteti përmbante shpërndarjen e dhuratave për fëmijet parafillorë të shkolles “Zgjimi” në fshatin Gremnikë.
E falenderojmë drejtorin dhe stafin shkollorë për pritje të ngrohtë dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Me anë të këtij aktiviteti si organizatë rinore synojmë të përqojmë mesazhin human dhe solidar.
“It is a smile of a child that makes life worth living”