KUVENDI MBAN DEBAT ME PUBLIKUN PËR DRAFT-STRATEGJINË PËR ZHVILLIM EKONOMIK LOKAL SI DHE DRAFT-PLANIN E VEPRIMIT PËR TË ZHVENDOSURIT DHE ZGJIDHJE TË QËNDRUESHME

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës është mbajtur sot takim për shqyrtimin dhe konsultimin me publikun për dy dokumente, si:

1. Draft-Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Klinës 2023-2028,
2 Draft-Plani i Veprimit për të Zhvendosurit dhe Zgjidhje të Qëndrueshme 2023-2026.

Takimin e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi, ndërsa të pranishëm ishin nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtori i Financave, z. Enver Berisha, drejtorë të tjerë të drejtorive dhe qytetarë të Klinës.
Para të pranishmëve të dy dokumentet i prezantuan në pika të shkurtra, drejtori i Financave, z. Enver Berisha si dhe udhëheqësja e zyrës për kthim dhe komunitete, znj. Silvia Rashkoviq.

Qytetarët pjesëmarrës shpalosën nevojat, sugjerimet dhe kërkesat e tyre lidhur me dy dokumentet e lartcekura.

Qytetarë të tjerë të cilët janë të interesuar të japin rekomandimet e tyre për të dy dokumentet, propozimet mund t’i dorëzojnë me shkrim në shërbimin për punë të kuvendit, kati I, zyra e dytë, deri me datën 24 nëntor, gjithashtu edhe në mënyrë elektronike tek zyrtarët:
1. Ahmet Berisha, email: [email protected]
2. Vlora Tafili, email: [email protected]
Mirëpresim propozimet dhe sugjerimet e juaja deri në datën e mbajtjes së seancës së kuvendit ku do të miratohen.