sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës është mbajtur seancë e jashtëzakonshme. Seancën e udhëhoqi kryesuesi, z. Fadil Gashi, ku të pranishëm ishin anëtarë të kuvendit dhe drejtorë të drejtorive.
Në fillim të punimeve të seancës është mbajtur një minutë heshtje me rastin e ndarjes nga jeta të punëtorit të komunës, Elmi Krasniqi.
Kryesuesi Gashi propozoi këtë rend dite; Arsyetim i mungesave, Shqyrtim i Raportit Financiar Janar-Shtator 2021 si dhe Shqyrtim i Planit të Veprimit për Integritet.
Kuvendi miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës.