KUVENDI KOMUNAL I KLINËS MBAJTI SEANCËN E TRETË PËR VITIN 2025

Kuvendi Komunal i Klinës mbajti sot seancën e tretë të rregullt të punës për këtë vit, e udhëhequr nga kryesuesi, z. Fadil Gashi.
Në këtë seancë morën pjesë Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, si dhe media.

Kryesuesi Gashi hapi punimet e kësaj seance me këtë rend dite:

1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4. Rishqyrtimi i vendimit 01Nr.06-3900/2025 për bartje të mjeteve nga të hyrat vetanake në kategorinë paga dhe mëditje (ref. nga ekz),
5. Rishqyrtimi i vendimit 01Nr.06-3885/2025 për ndryshim-plotësim të vendimit 01Nr.06-31721/2020 për pagesën e shujtave (ref.nga ekz),
6. Rishqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2025-2030 (ref.nga ekz),
7. Rishqyrtimi i rregullores për taksa, tarifa dhe ngarkesa komunale në Komunën e Klinës (ref.nga ekz),
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për ndërrimin e titullarit të pronave sipas propozimit (ref.nga Drejt.e Shëndetësisë),
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e raportit të monitorimit të HZK-së 2020-2028 (ref. nga DUMM),
10. Shqyrtimi i raportit nga procesi i organizimit të konsultimit publik për rregulloren për transparencë të Komunës së Klinës dhe planin e veprimit për transparencë komunale 2025-2029 (ref. nga grupi punues),
11. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-rregullores për transparencë të Komunës së Klinës (ref. nga grupi punues),
12. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të veprimit për transparencë 2025-2029 (ref.nga grupi punues),
13. Informatë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit dimëror (ref. nga DSHPE),
14. Pyetje dhe përgjigje.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.